Ukrainë, sulm i ri ajror në Kiev

25.05.2023 19:22

Kievi është sërish objektiv i sulmeve ajrore ruse...

Kievi është sërish objektiv i sulmeve ajrore ruse. Sulmi ishte „masiv” dhe alarmi i sulmeve u shpall në qytete të tjera të Ukrainës.

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë zmbrapsur sulmin, duke shkatërruar dronët rusë.

Ndërkohë, SHBA do t'i shesë Ukrainës sisteme të avancuara raketore tokë-ajër me vlerë 285 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të kundërshtuar agresionin rus.

Presidenti Zelenski tha se Kievi po vazhdon përgatitjet për të marrë avionë luftarakë F-16 për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus. Për Zelenskin, gjëja kryesore është shpejtësia e stërvitjes dhe furnizimit.

“Është e qartë se ky hap global do të na lejojë të zgjerojmë aftësitë tona mbrojtëse. F-16 i parë ukrainas do të jetë një nga sinjalet më të forta nga bota se Rusia do të humbasë vetëm për shkak të agresionit të saj dhe do të bëhet më e dobët dhe më e izoluar” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Prigozhin: Po tërhiqemi nga Bahmuti

Pronari i kompanisë ushtarake ruse „Ëagner", Prigozhin tha se trupat  Ëagner filluan të tërhiqen nga Bakhmut. Ai kishte pohuar më parë se ata kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit të rrënuar.

“Sot po i tërheqim njësitë nga Bakhmuti. Deri më 1 qershor pjesa kryesore do të zhvendoset në kampet e pasme. Ne ia dorëzojmë ushtrisë pozicionet ushtarake, municionet, gjithçka” – deklaroi pronari i Kompanisë ushtarake “Ëagner”, Evgenij Prigozhin.

UNHCR: Në Evropë ka mbi 8 milion refugjatë ukrainas

Mbi tetë milionë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në vendet evropiane që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Vetëm javën e kaluar numri i refugjatëve u rrit me 8766. (Sedat Selimi, TVM2)