Bujar Osmani nesër për vizitë në Kosovë

25.05.2023 21:11

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovës për vizitë pune.

Ai do të takohet me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit, në ora 10:00 do të ketë një konferencë për media nga Gërvalla dhe Osmani.

Gjatë ditës së sotme Bujar Osmani ka qëndruar në Serbi si kryesues i OSBE-së.

Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në dhe Osmani po zhvillon vizita në rajon.