Maqedoni

Parashikimi i motit

26.05.2023 08:48

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme...

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave. Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
 
Në disa pjesë të vendit moti do të jetë i ligë dhe me paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15°C, ndërsa ajo maksimale prej 20 deri në 27°C.
 
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës mot jo-stabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.