Botë
Ukrainë, sulme të reja në Kiev
26.05.2023 09:23
Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës raportuan se mëngjesin e sotëm qyteti ishte sërish nën kërcënimin e sulmeve me raketa ruse...

Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës raportuan se mëngjesin e sotëm qyteti ishte sërish nën kërcënimin e sulmeve me raketa ruse. Një këshilltar i presidentit ukrainas thotë se kundërofensiva e ardhshme e Kievit do të përfshijë "dhjetëra veprime të ndryshme" për të shkatërruar forcat ruse.
Zelensky falënderoi për shkëmbimin e ushtarëve ukrainas. "Ne kthyem 106 ushtarë tanë të tjerë nga robëria ruse - ata luftuan në sektorin Bakhmut. Është shumë e rëndësishme që nuk kishte fare informacion nga këta 106 persona, konsideroheshin të zhdukur. Por ne i gjetëm, i sollëm në shtëpi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një anije luftarake ruse në portin e Berdiansk dje. Porti u trondit së fundmi nga një seri shpërthimesh të forta.
