United fiton e siguron Champions League

26.05.2023 10:01

Manchester United ka konfirmuar kualifikimin në Champions League me një fitore 4-1 ndaj Chelseas...

Manchester United ka konfirmuar kualifikimin në Champions League me një fitore 4-1 ndaj Chelseas, duke e zgjatur kështu ecurinë si të pamposhtur në "Old Trafford" për njëzet e tetë ndeshje në të gjitha garat.  Casemiro (6'), Anthony Martial (45+5'), Bruno Fernandes (73') dhe Marcus Rashford (78') kanë shënuar për skuadrën e trajnerit Ten Hag. Golin e vetëm për Chelsean e ka realizuar Felix një minutë para përfundimit të ndeshjes.  Pas kësaj ndeshje United gjendet në pozitën e tretë me shtatëdhjetë e dy pikë.

Në xhiron e fundit United e pret në shtëpi Fulhamin. Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e dymbëdhjetë me dyzet e tri pikë. Ky ishte një sezon për t'u harruar për "Blutë" ku kaq ulët skuadra ka qenë vetëm në sezonin 1995/96. Chelsea e mbyllë sezonin në shtëpi kundër Neëcastle United të dielën. Kësisioji Liverpool duhet të luajë në Europa League, pasi tash kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, skuadra e Jurgen Kloppit gjendet në vendin e pestë në tabelë, pra jo vetëm pas Unitedit po edhe pas Neëcastles.