24 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës
20.02.2015 17:58
“Populli shqiptar është në rrezik”...

Është ky alarmi që jep kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në 24 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha. Pasi renditi të gjitha të këqijat që po vijnë nga qeveria kriminele e Ramës, Basha shpalosi misionin e ri të demokratëve.
Sipas Bashës, me çrrënjosjen e rilindjes së krimit, është koha që Shqipëria të shkojë përfundimisht drejt Evropës.
20 shkurti i vitit 1991 shënon ditën kur në Shqipëri mori fund diktatura prej gjysmë shekulli. Ky akt i qindra-mijëra demokratëve u parapri nga Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit, të cilët sollën edhe Pluralizmin në Shqipëri. (Luljeta Ndoka, TVM2)
