Java e parafundit e kampionatit shqiptar nxjerrë në sipërfaqe dhunën

26.05.2023 10:03

Java e parafundit ka nxjerrë në shesh skena dhune në Kategorinë Superiore shqiptare...

Vendimi i gjyqtarit Kridens Meta për të dhënë një penallti në favor të Bylisit në ndeshjen me Tiranën ka nxitur tifozët e kësaj të fundit që të hyjnë në fushë për ta sulmuar atë. Vetëm ndërhyrja e Policisë ka bërë që arbitri të shpëtojë.
 
Në ndeshjen e cila është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2 deri tek situata me skena dhune ka ardhur pasi penalltia e akorduar është kontestuar nga stafi teknik i Tiranës dhe nga tifozëria. Barazimi i sotëm nuk i ka konvenuar Tiranës në rrugën drejt titullit dhe i ka shërbyer Partizanit që tashmë pas fitores kundër Kastriotit gjendet dy pikë para Tiranës dhe në xhiron e fundit mund të shpallet kampion.