Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, mlidhet Grupi i punës
26.05.2023 09:45
Grupi i punës i formuar pranë Ministrisë së Drejtësisë me detyrë për përgatitjen e Propozim nismës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës....

Grupi i punës i formuar pranë Ministrisë së Drejtësisë me detyrë për përgatitjen e Propozim nismës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës sot do të mbajë mbledhje. Siç informoi Ministria Drejtësisë, pasi të përgatiten ndryshimet, propozimi do t’i kalojë të gjitha trupat e punës në kuadër të Kuvendit, ndërsa paralelisht me punën e grupit do të mbahen edhe debate profesionale dhe publike në të cilat ekspertë, parti, organizata qytetare dhe institucione të tjera do të mund t’i thonë qëndrimet e veta.
Është paraparë propozuese zyrtare e ndryshimeve kushtetuese të Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje porositi se Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese ka për obligim t’i përgatisë ndryshimet e Preambulës së Kushtetutës në pajtim me kornizën negociuese, duke shtuar se ai është obligim, i cili është imperativ dhe punë e themelore e tij. Nga Ministria e Drejtësisë paralajmëruan edhe se lista e anëtarëve të Grupit të punës do të plotësohet në periudhën në vijim edhe me ekspertë të tjerë të cilët do të japin kontributin në përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.
