Botë
Osmani për vizitë në Kosovë, takon krerët e shtetit
26.05.2023 10:12
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë...

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë, ku do të takohet me krerët e shtetit. Vizitën e tij, Osmani do ta nisë me homologen Donika Gërvalla, me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti. Takimet me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti do të përfundojnë pa deklarim për media.
Ndërkohë, kryediplomati maqedonas ishte për vizitë dje edhe në Beograd, ku la disa porosi për dialogun dhe ngriti çështjen e integrimit të komunitetit etnik shqiptar. Osmani tha se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Kjo është e vërtetë edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Jemi të kënaqur që ishim nikoqir i një takimi të rëndësishëm në Ohër i cili i hapi rrugën normalizimit të raporteve. Përkrahim këtë proces si kontribues i stabiliteitt rajonal dhe do ta riafrimoj këtë përkrahje në vizitën time në Prishtinë më 26 maj” – tha Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.
