Botë

Itali, përmbytje të mëdha në Avelino

26.05.2023 10:54

Të paktën një person ka humbur jetën pasi shiu i madh goditi provincën italiane të Avellino....

Të paktën një person ka humbur jetën pasi shiu i madh goditi provincën italiane të Avellino, duke shkaktuar përmbytje të rënda.Shërbimi zjarrfikës i Italisë tha se ekuipazhet ishin vendosur për të shpëtuar banorët e bllokuar pasi shiu, i quajtur "bombë uji" nga mediat italiane, goditi zonën në Italinë jugore.
 
Përmbytjet vijnë disa ditë pasi shirat e dendur shkaktuan vërshimin e lumenjve, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje të rënda në rajonin verior Emilia-Romagna, duke vrarë të paktën 13 njerëz.