Maqedoni
Osmani për vizitë në Kosovë, takon krerët e shtetit
26.05.2023 11:18
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë në Kosovë...

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë në Kosovë, me çrast do të realizojë takime me krerët e shtetit. Osmani takimin e filloi me homologen Donika Gërvalla ndërsa më pas do të takohet edhe me me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Në takimin me homologen Gërvalla Osmani potencoi se OSBE inkurajon Kosovën dhe Serbinë të hapërojnë drejt së ardhmes së përbashkët, të ulen tensioned në Kosovën Veriore dhe ti jipet hapsirë dialogut poltik. Në takim poashtu u potencua se do të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes të dyja vendeve.
“Ne mbështesim dialogun, dhe inkurajoj progresin me deklaratën e personave të humbur. Sa më shumë që e maksimizojmë dialogun, bashkëpunimin aq më shumë e minimizojmë konfliktin. Dialogu është dëshmuar të jetë gjithmonë i frytshëm.”, - tha Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha, u pajtuam që të dy qeveritë kemi nevojë të punojmë jo vetëm në implementimin e marrëveshjeve por gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit. Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë rajon konflikti, por është rajon i fqinjve që bashkëpunojë në baza serioze që të kenë rezultate.”, - tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Kososvës, Donika Gërvalla.
