Maqedoni

Eurodeputëtët mbështesin RMV-në, votuan për miratimin e 100 milionë eurove

26.05.2023 11:40

Eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare....

Eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare. Pas kësaj, do të vijojë nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cillit mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy këste.
 
Ndihma makrofinanciare është e kushtëzuar nga qeverisja e mirë dhe menaxhimi me financat publike, gjegjësisht vetë instrumenti lidhet me zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave publike, sistemin tatimor, partneritetet publike-private, përmirësimin e mjedisit të biznesit, transparencën fiskale, transparencën në shpërndarjen e fondeve të ndihmës shtetërore, efikasitetin energjetik, reformat në drejtësi, si dhe luftën kundër korrupsionit.
 
Qeveria e përshëndet miratimin e ndihmës makrofinanciare për vendin tonë, që është një shembull tjetër i partneritetit që kemi me BE-në dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ne. Angazhimi i Qeverisë sonë për zbatimin e reformave, përkundër disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike botërore në vitet e kaluara, janë dëshmia më e mirë e përkushtimit në rrugën evropiane dhe dëshirës që e ardhmja jonë të jetë në kuadrin e familjes së madhe evropiane.