Maqedoni

Kovaçevski: Qytetarët do të kenë standard të lartë jetësor

26.05.2023 12:05

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë takimit me senatorin Kris Murfi...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë takimit me senatorin Kris Murfi, mori garanci nga ai se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin vendin tonë në rrugën e vendimeve të vështira dhe të guximshme.
 
“Falë mbështetjes së miqve të sinqertë si SHBA, Maqedonia sot është bërë vend që është faktor stabiliteti në rajon dhe anëtar i NATO-s. Sot jemi një vend me një vlerësim të përmirësuar të kredisë, me pagë minimale të rritur, pagë mesatare të rritur dhe pensione të rritura. SHBA dhe Maqedonia e tregojnë nocionin e partneritetit në veprim. Miqtë tanë amerikanë qëndrojnë për shoqëri demokratike. Shkëmbimi tregtar me SHBA-në arriti në 250 milionë dollarë.”, - tha Kovaçevski. 
 
“Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së. Ne ishim një vend me origjinë nga RSFJ. Në atë kohë kishim një standard më të lartë se Çekia, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe të gjitha vendet që u bënë anëtare. Do të marr vendime që qytetarët e Maqedonisë edhe një herë të kenë standard më të lartë se të gjithë qytetarët nga të cilët kemi pasur standard më të lartë më parë.”, - shtoi kryeministri Kovaçevski.