Botë

Lufta ruse në Ukrainë “arsyeja kryesore” e dobësimit të ekonomisë gjermane

26.05.2023 14:11

Lufta ruse në Ukrainë është arsyeja kryesore që Gjermania vuajti nga problemet ekonomike gjatë dimrit...

Lufta ruse në Ukrainë është arsyeja kryesore që Gjermania vuajti nga problemet ekonomike gjatë dimrit, tha një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë gjermane.
 
Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi gjerman tha se megjithëse recesioni ishte një çështje serioze, nuk ishte e nevojshme të rivlerësohej situata ekonomike në Gjermani, sepse zhvillimi i përgjithshëm i konsumatorëve ishte pozitiv.
 
Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.3% në tremujorin e parë të vitit kur u rregullua për efektet e çmimeve dhe kalendarit, pas një rënie prej 0.5% në tremujorin e katërt të 2022.
 
Një recesion zakonisht përkufizohet si dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes.