Zabaleta: Duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë
26.05.2023 14:55
Ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare Pablo Zabaleta, para dy ndeshjeve të ardhshme eliminatore të vlefshme për “EURO 2024”...

Ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare Pablo Zabaleta, para dy ndeshjeve të ardhshme eliminatore të vlefshme për “EURO 2024”, ka folur rreth të ardhmes së kombëtares por edhe për listën e gjerë të futbollistëve që po vëzhgohen. Sipas Zabaletas, në shënjestër nuk janë vetëm ata që luajnë jashtë kampionatin vendas, por edhe ata që luajnë në Superligën shqiptare.
“Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë.” - Pablo Zabaleta, ndihmës trajneri i kombëtares Shqiptare.
Për Zabaletën është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet ajo që u ndërtua me punë e mund në sfidën e marsit për të vijuar përgatitjet me synimin për t’u përmirësuar për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje që do të shpallet ditën e nesërme.
