‘Corriere Dello Sport’, Napoli në garë për Edon Zhegrovën

26.05.2023 14:56

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhgrova kërkohet nga gjiganti italian, Napoli...

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhgrova kërkohet nga gjiganti italian, Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani. ‘Corriere dello Sport’ të premten shkruan se kampionët e Italisë, kanë hyrë në garë për Zhegrovën, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës franceze, Lille.
 
Zhegrova nga skuadra italiane, shihet lojtar i duhur për të zëvendësuar Lozano-n, transferim ky që thuhet se do të kushton 10 milionë euro. Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë Zhegrova do të jetë bashkëlojtarë i Rrahmanit.