Al Nassr gati 75 milionë euro në vit për bashkimin e CR7 me Zidane

26.05.2023 15:00

Klubi arab, Al Nassr është duke punuar për ribashkimin e Cristiano Ronaldos me trajnerin Zinedine Zidane....

Klubi arab, Al Nassr është duke punuar për ribashkimin e Cristiano Ronaldos me trajnerin Zinedine Zidane. Strategu francez dhe asi portugez kanë punuar bashkë te ish-klubi i tyre, Real Madrid, skuadër më të cilën kanë arritur t’i fitojnë gjithë trofetë e mundshëm. Al Nassr është në kërkim të një trajner të ri pas shkarkimit të Rudi Garcia.
 
Klubi arab, sipas medieve të huaja, e duan Zidane-n, i cili akoma është i papunë. “Foot Mercato” shkruan se Al Nassr i ka ofruar Zidane-s kontratë dyvjeçare me vlerë 75 milionë euro në vit. Megjithatë për momentin, Zidane thuhet se i ka rezistuar superofertës nga klubi arab. Francezi gjithashtu është në bisedime me PSG-në.