Kuvend, miratohet pakoja e ligjeve për autostradat
Kuevdni miratoi ndryshimet ligjore...

Kuevdni miratoi ndryshimet ligjore me procedurë të shkurtuar për ndërtimin e kordioreve 8 dhe 10 D. Opozita maqedonas ishte kundër.
“Për votuan 62 deputet, kundër votuan 43 deputet, të përmbajtur nuk ka, konstatoj se kuvendi e miratoi propozimligjin për mardhënie pune. Për votuan 63 deputet kundër 43 deputet të përmbajtur nuk ka konstatoj se kuvendi e miratoi ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nomimimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e kordiorit të infrastrukturës 8, aksi rrugor Tetovë-Gostivar dhe projektet e autostradës Trebesisht-Strugë-Qafthanë dhe koridorit 10 D, aksi rrugorë i autostradës Prilep-Manastir në RMV” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Poashtu kuvendi i miratoi ndryshimet në ligjin për shpronësim, ligjit për ndërtim dhe atë për planifikim urbanistik.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka reaguar pasi në Kuvend u miratuan ndryshimet ligjore për ndërtimin e shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D, duke theksuar se pas këtij vendimi autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë.
“Siç pata thënë: Pushka top ju bëftë por kjo punë S’NDALET! Kuvendi i miratoi të gjitha ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8 dhe 10-D! Falënderoj deputetët dhe qytetarët për mbështetjen e madhe ndaj projektit më të madh në historinë e vendit!”, shkruan Grubi në rrejtet sociale. (Gyltene Sinani, TVM2)
