Vulin në konferencë në Moskë, reagon BE, nuk i kontribuon besueshmërisë
Bashkimi Evropian reagon ndaj pjesëmarrjes së Aleksandar Vulin...

Bashkimi Evropian reagon ndaj pjesëmarrjes së Aleksandar Vulin, në konferencën në Moskë.
Pjesëmarrja e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, nuk kontribuon në besueshmërinë dhe gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të punojë me dikë si ai, tha një zyrtar i Brukselit.
I pyetur për të komentuar këtë vizitë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano kujtoi reagimin ndaj takimit të mbajtur më 23 maj, ndërmjet Milorad Dodik, president i Republikës Sërpska, që është njëra prej entiteteve të Bosnjë e Hercegovinës dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Bashkimi Evropian ishte i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë, me regjimin e Putinit, nuk mund të jenë normale, nën hijen e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia”, tha Stano.
