Rusia nis dërgimin e armëve bërthamore në Bjellorusi
Rusia ka vendosur të shtyjë përpara planin....

Rusia ka vendosur të shtyjë përpara planin e saj për të zhvendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, konfirmoi lideri bjellorus, i cili deklaroi se kokat e raketave bërthamore ishin tashmë rrugës.
Kjo shënon vendosjen e parë të Kremlinit të bombave të tilla bërthamore përtej kufijve të Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Plani për zhvendosjen bërthamore u njoftua nga Putini në një intervistë me televizionin shtetëror më 25 mars.
"Perëndimi kolektivisht, në thelb, po bën një luftë të padeklaruar kundër vendeve tona", tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me homologun e tij bjellorus në Minsk.
Departamenti amerikan i Shtetit dënoi planin, por tha se Uashingtoni nuk kishte ndërmend të ndryshonte pozicionin e tij për armët bërthamore strategjike ose nuk kishte parë ndonjë shenjë se Rusia po përgatitej të përdorte një armë bërthamore.
