Maqedoni
Arsim, ka filluar provimi i maturës shtetërore
27.05.2023 15:45
Plot shpresë, pritje dhe emocione për sfidat e ardhshme akademike dhe të karrierës...

Plot shpresë, pritje dhe emocione për sfidat e ardhshme akademike dhe të karrierës, nxënesit e shkollave të mesme pas këtyre viteve erdhën për të dhënë provimin e maturës. 15.620 nxënës u përballën me testin e detyrueshëm në gjuhën amtare dhe letërsi, i pari nga dy provimet ekstern për maturantët.
“Sot janë regjistruar 2400 kandidatë dhe po i nënshtrohen testit në gjuhën apo letërsinë maqedonase.Janë përballur me sfida të shumta gjatë vitit shkollor, gjatë shkollimit katërvjeçar, pandemisë së Covid-it, paralajmrimeve për bombat, por së bashku me profesorët në fjalë i kanë tejkaluar të gjitha sfidat dhe sot janë gati për të përfunduar me sukses diplomimin”, u shpreh drejtoresha e “Rade Jovçevski Korçagin”, Elena Stojanova Dimitrov.
Provimi i dytë, i cili është fakultativ ndër shtatë lëndët, do të jetë më 10 qershor. Interesimi më i madh është për gjuhën angleze, për të cilën aplikuan 13.922 nxënës ndërsa 1.397 nxënës për lëndën e matematikës. Disa nga maturantët e zgjodhën gjuhën frënge, gjermane ose ruse, disa vetëm për estetikë dhe filozofi.
“Ne si ministri do t'i propozojmë qeverisë që në shpalljet e reja të marrim parasysh kërkesat e nxënesve të shkollave të mesme për regjistrimin në universitet. Të merret parasysh njëri prej provimeve eskterne, provimi i parë ekstern, gjuha që flasin nxënësit ,dhe vlerësimi në procesin e regjistrimit të nxënësve në varësi të provimeve interne dhe eksterne dhe mendoj se edhe këtë do ta realizojmë sepse është një kërkesë e të gjithë nxënsve të shkollave të mesme”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.
Mbajtja e provimit të maturës shtetërore ishte thuajse në harresë për shkak të grevës për paga më të larta të punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve.
Në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Unionit të shkollave të mesme, dhënia e provimit të maturës shtetërore është bërë më e lehtë duke reduktuar volumin e testit të gjuhës amtare, pra më pak pyetje në përmbajtjen e testit, që do të ketë 60 deri në 80 pikë, në vend të 80 deri në 100 pikë si më parë.
Një shans i dytë për të kaluar maturën shtetërore janë provimet e planifikuara në datat 9 dhe 11 gusht.
SEDAT SELIMI
