Maqedoni

Një maturanteje në Ohër iu mohua e drejta për të hyrë në provim

27.05.2023 16:07

Një maturanteje nga Ohri sot i është mohuar e drejta për të dhënë provimin...

Një maturanteje nga Ohri sot i është mohuar e drejta për të dhënë provimin e maturës shtetërore. Emri i saj nuk ishte në listën e 200 maturantëve të shkollës së mesme Sveti Kliemnt Ohridski të Ohrit, kështu që nuk hyri në provim.
 
Babai shprehet i indinjuar duke thënë se për shkak të mbikëqyrjes së autoriteteve të shkollës, vajza, e cila është nxënëse e shkëlqyeshme, nuk do të mund të regjistrohet në Fakultetin e planifikuar të Fizioterapisë në Slloveni.
 
“Vajza ime donte të studionte në Lubjanë, tani kjo e drejtë i është penguar nga administrata kaq e shkathët dhe drejtori i shkollës së mesme. Dikush le të mbajë përgjegjësi, le të shohë kush e ka fajin. Vajza aktualisht është me qetësues në shtëpi”, u shpreh prindi Bobi Siljanoski.
 
Bëhet fjalë për një gabim administrativ që në muajin shkurt, por askush nuk ka ngritur alarmin deri më sot. Rastin e kanë raportuar në të gjitha inspektoriatet kompetente, nga ku thonë se nxënësja nuk ka qenë e pranishme në shkollë në momentin e dhënies së listës dhe nuk ka qenë e nënshkruar në listën e kandidatëve që duhet t'i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
 
Megjithatë ata thonë se ajo përësri duhet të ketë të drejtë të hyjë në provim. Prindi i nxënëses thotë se ajo ka munguar me arsye ne shkollë.
 
“Në lajmërim thanë se kur kanë ardhur listat, vajza ime ka munguar në shkollë, por ajo mungonte me arsye nga shkolla, dhe askush nuk i tha deri më sot se aplikimi nuk ishte bërë dhe prej 200 fëmijëve, vetëm fëmija im nuk do të mund ta mbarojë maturën”, theksoi prindi Siljanoski.
 
Nxënëses i janë refuzuar dy provimet e para të maturës shtetërore, do të mund ta bëjë vetëm një herë në gusht. Ministri i Arsimit njoftoi se do të hetojë rastin.
 
ILMIJE ZHAKU