Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese: Koncepti i miratuar, përgënjeshtroi Mickovskin

27.05.2023 16:29

Të hënën Qeveria do ta shqyrtojë Propozim iniciativën për ndryshimet kushtetuese...

Të hënën Qeveria do ta shqyrtojë Propozim iniciativën për ndryshimet kushtetuese që e punoi Grupi i punës prej 23 ekspertëve dhe pastaj do ta dorëzojnë në Kuvend.
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi se koncepti për ndryshimet Kushtetuese që ka sjellur grupi i punës është dëshmi se Kryetari i opozitës Hristijan Mickovski, edhe një herë gënjeu popullin se me ndryshimet Kushtetuese është i paraparë shtet binacional.
 
Kovaçevski: Do ta ftoj Mickovskin në takim, flasim për dy tema
 
“Kryetari i opozitës thoshte se do të bëhemi shtet binacional, mandej tre nacional,pastaj shtet i një populli ,disa nacionaliteteve dhe bashkësive dhe në fund të dalë se grupi i punës ka bërë propozim i cili praktikisht është në pajtueshmëri me konkluzat e Kuvendit që ka për qëllim plotësimin e obligimeve që dalin nga korniza negocuese me BE-ne dhe pikërisht në ato dokumente thirret edhe propozim iniciativa për amandamentet Kushtetuese të cilat do të propozohen deri tek Kuvendi”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
I pyetur nëse partitë shqiptare do ta mbështesin këtë koncept pas parasysh kërkesën për heqjen e 20 % nga Kushtetuta, Kovaçevski përgjigjet se kërkesat e përfaqësuesve të BE-së kanë qenë të qarta dhe beson se do ta gjejë mbështetjen jo vetëm nga partitë shqiptare, por të gjitha partitë politike në Kuvend.
 
VMRO-DPMNE: Ndryshime kushtetuese në këto kushte s'do ketë
 
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE vazhdojnë me pesimizën se këto ndryshime Kushtetuese nuk do të ndodhin.
 
"Në momentin që Kovaçevski dhe Qeveria thonë se kanë shumicë për ndryshime kushtetuese, i bëjmë thirrje që sa më shpejt të paraqesin në Kuvend iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Kot zvarriten, kot mbjellin mjegull, kot blejnë kohë. Në këto kushte dhe në një diktat të tillë nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, sepse VMRO-DPMNE dhe populli nuk do ta lejojnë", theksojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Kovaçevski njoftoi se në 10 ditët e ardhëshme do ta ftojë në takim liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ku do të flitet për sjelljen e vendimeve për integrim në BE -në dhe për harmonizimin e qëndrimeve për marëdhëniet me të gjitha shtetet fqinje.
 
E menjëhershme ka qenë përgjigjja nga VMRO-DPMNE-sipas të cilëve lideri i tyre është i gatshëm për takim liderësh kur bëhet fjalë për intersa nacionale dhe shtetërore por sipas tyre duhet të diskutohet edhe për atë se si do të veprohet pas asaj kur ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë në Kuvend.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI