Maqedoni

Komuna e Tetovës, “Parkingu i Qytetit” pritet të jepet me koncesion

27.05.2023 17:35

Komuna e Tetovës para se të japë në koncesion Ndërmarrjen e Parkingut në Tetovë...

Komuna e Tetovës para se të japë në koncesion Ndërmarrjen e Parkingut në Tetovë, duhet ti mbron interesat e qytetarve, duke vendosur kushte për të cilt invesitori i ri në një kohë duhet ti përmbush, thonë qytetarët e anketuar  nga TVM2.Sipas tyre Tetova ka nevojë për vende të reja të parkingjeve,por koncesioni të jetë me marrveshje që nësë invesitori nuk respekton afatet e dhëna e njejta marrveshje të prishet.
 
“Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit partneritetit publik- privat,nëse kanë interes të dyja palët por,gjithmon në dobi të qytetarëve të Tetovës.Komuna duhet të ketë parasysh edhe interesat e punëtorve, pasi privati nuk hyn pa fitime aty,cdo kush që investon investon të fitoj  jo të humbë”. shprehet qytetari 
 
“Për mendimin timë si do që të jetë privat ose jo,të bëhet dicka më mirë. Të përmisohen kushtet pasi me të vërtet në qytetin e Tetovës jane probleme automjetet”, theksoi qytetari.
 
Kryetari i Komunës se Tetovës Bilall Kasami tha se idea për partneritet publik- privat vjen pasi gjendja financiar e komunës është e rënduar. Sipas Kasamit, kushtet e kërkuara nga komuna janë, të mos rritet çmimi i parkingut dhe të investojn në hapsira moderne për parking.
 
“Nga ndërmarrje me humbje ku ndanin çdo tre-katër muaj mjete për punëtorët, ne arritëm ta stabilizojmë por tani bëhet fjalë për investime më serioze për t’u rritur numri i parkingjeve si dhe mbushjen e arkës së komunës për të realizuar projekte me interes publik dhe kemi vendosur të zgjedhim modelin e disa qyteteve që kanë aplikuar modelin e partneritetit publik-privat”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Nëse ndodhë që të jepet në koncesion Ndërmarrja e parkingjeve në Tetovë, komuna e Tetovës do të përfiton  5%  të fitimi të Ndërrmarjes. Marijan Nikollovskit Kryetar i Qendrës për studime ekonomike deklaroi se të paktën 20 vite duhet të jete kontrata me qëllim që të kenë profite dyja palët.
 
“Kjo është pjesa e partnerit se ai po do ketë fitime por me kushte që do caktoj komuna dhe për atë ekziston marrëveshja 20 vjeçare. Qytetarët janë ata që duhet t’i gëzojnë beneficionet e kësaj marrëveshje edhe atë në mënyrë vizuale dhe të xhepit të tyre, por edhe të mbledhjes së më shumë të hyrave në arkën e komunës”, theksoi kryetari i qendrës për studime ekonomike Marijan Nikollovski. 
 
Në seancën e rradhës në këshillin komunal  në Tetovë këshilltarët  pritet të jepin ose jo pëlqimi për koncesion të Ndërmarrjes së Parkingjeve.Ndërkohë nga burimet tona të sigurta mësojm se shumica dërmuese e të punësuarve në këtë ndërmarrje janë kundër dhënjese me koncesion të ndërmarrjes dhe ata paralajmërojn protesta nësë një gjë e till do të ndodhë.
 
VISAR SADIKI