Futboll
Ska falje, AZ Alkmaari dënon 43 tifozë
27.05.2023 18:54
AZ Alkmaari ka dënuar 43 tifozë pas sulmit që iu bë tifozëve të West Ham Unitedit...

AZ Alkmaari ka dënuar 43 tifozë pas sulmit që iu bë tifozëve të West Ham Unitedit pas disfatës në gjysmëfinalen kthyese të Ligës së Konferencës. Disa tifozë të West Hamit u përleshën me një grup tifozësh holandezë, që për synim kishin sulmin ndaj familjeve dhe shoqërisë së tyre, të cilët, megjithatë, nuk u lënduan.
Skuadra nga Premier League e fitoi ndeshjen kthyese 1:0 në Holandë dhe siguroi kualifikimin në finale të garës me rezultatin e përgjithshëm 3:1.
Në një komunikatë, skuadra holandeze ka shkruar se dënime tjera pritet të jepen në vazhdim. West Hami në finale të Ligës së Konferencës do të luajë kundër Fiorentinas. Për anglezët është finalja e parë evropiane që prej viti 1976.
