Futboll

Rrahmani vazhdon me Napolin deri në vitin 2027

27.05.2023 18:54

E ardhmja e mbrojtësit kosovar AmirRrahmani është te Napoli...

Të premten mbrëma, kampioni i Serie A ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e Kosovës deri më 30 qershor të vitit 2027. Napoli e ka opsionin për ta vazhduar kontratën me Rrahmanin deri në qershor të vitit 2028.
 
Rrahmani 29-vjeçar për disa muaj ka negociuar për kontratën e re me Napolin. Kontrata e vjetër vlente deri në vitin 2024.
 
Rrahmani në Napoli kaloi në vitin 2020, ndërsa paraqitet rregullisht në qendër të mbrojtjes. Me kontratën e re, Rrahmani, do të ketë pagë dukshëm më të lartë. Paga e tij vjetore do të jetë 2.5 milionë euro neto.