Futboll

Vajzat e Hajvalisë kampione të Kosovës

27.05.2023 18:57

Hajvalia është kampione e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave...

Kjo pasi të premtën ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Mitrovicës, një rivale kjo për titull. Ndeshja është mbyllur me rezultat 3-1.
 
Fitorja e djeshme ka bërë që vajzat e Hajvalisë të gjenden në pozitën e parë në tabelë me pesëdhjetë e nëntë pikë, tri pikë më shumë se sa vajzat e Mitrovicës në vendin e dytë.
 
Ditë më parë Mitrovica kishte fituar Kupën e Kosovës pikërisht duke e mposhtur Hajvalinë.