Studentet e USHT-se, praktike ne Kodren e Diellit
Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, po zhvillojnë praktikën e lëndës së skijimit në Qendrën Turisikte Kodra e Diellit...

Për cdo vit studentët atë që e mësojnë në teori e zbatojnë edhe në praktikë me qëllim që të avancohen sa më shumë në këtë sport. Sipas Agim Rexhepit ligjërues në Fakultetin e Kulturës Fizike në USHT terenet e kodrës së Diellit janë mjaftë të përshtatshme për trajnimin e studentve në skijim.
“Kushtet për momentin janë shumë të mira, koha është me diell, terenet janë shumë të mira dhe ne jemi të kënaqur me punën tonë. Në kuadër të aktiviteteve të Fakultetit të Kulturës Fizike ditët e fundit do të mbahet provimi dhe gara mes studentve dhe trajnimeve në skijim do u jepet karakter garues” tha Agim Rexhepi – Ligjërues te Fakulteti i Kulturës Fizike të USHT-së.
Studentët e fakultetit të Kulturës Fizike shprehen mjaftë të kënaqur me trajnimin që po zhvillojnë në skijim, madje ato thonë se me këtë trajnim ato kanë mësuar thelbin e teknikave të skijimit profesional.
“Gjithë jemi të kënaqur si studentë po kalojmë shumë mirë profesorët bëjnë maksimumin e tyre që për ne që të praktikojmë skijimin dhe cdo gjë po shkon shumë mirë. Asnjëher më parë një trajnim të tillë nuk e kemi ndjekur është hera e parë dhe mendojm që cdo vit në të ardhmen nëse na jepet mundësia të ijm ta ndjekim këtë trajnim professional” deklaroi Fatlind Polisi Student i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së.
Ndërsa Egzona Jashari poashtu studente e Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së tha :“Për mua është hera e parë që e ndjeki një trajnim të tillë , kjo na pëlqen shumë neve si student të kulturës fizike ne kemi arritur mjaftë suksese në këtë trajnim, kemi pasur kushte të mira, por besoj se në këtë qendër duhet të investohet pak më shumë”.
“Duke patur parasysh që unë skioj si rekreues disa vite por asnjëher nuk e kam dijtur thelbin e teknikave të skijimit dhe këtu me profesorët tonë të nderuar e kam mësuar thelbin e skijimit me më shumë profesionalizëm bëjë skijim dhe besoj se do vazhdoj të njëjjtën falë profesorëve të mi” dkelaroi Berat Jakupi Student i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së
Ndryshe studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Kulturës Fizike trajnimin e tyre në skijim në Kodër të Diellit e kanë ndjekur plotë dhjetë ditë.
