Botë

Ukrainë rusia don të simulojë një incident në zaporozhye

27.05.2023 18:41

Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës...

Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tregoi se forcat ruse së shpejti do të bombardojnë centralin në Zaporozhy edhe më pas do të njoftojnë se ka pasur një rrjedhje rrezatimi.
 
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia po përgatit një simulim të një incidenti të rëndë në termocentralin bërthamor të Zaporozhye. Objekti, i cili është më imadhi i këtij lloji në Evropë, është nën kontrollin e forcave pro-ruse. Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës njoftoi se forcat ruse së shpejti do të bombardojnë centralin dhe më pas do të njoftonin se kishte një rrjedhje rrezatimi. 
 
Kjo do të shkaktonte një hetim ndërkombëtar gjatë të cilit të gjitha armiqësitë do të pushonin. Ndërkohë, luftimet vazhdojnë në Donetsk. Kievi akuzoi Moskën për një sulm në një klinikë në të cilën kishte viktima.