Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

23.02.2015 10:12

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe për çështje ekonomike...

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozimet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për policinë financiare dhe të Ligjit për Drejtorinë e doganave, të dy në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit duhet t'i shqyrtojnë edhe propozimet për ndryshim të ligjeve për të dhënat në formën elektronike dhe nënshkrimin elektornik, për denacionalizim, për dhënien e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, dhe të Ligjit për mënyrën dhe procedurën e pagesës së jzrsimeve të deponuara devizore të qytetarëve për të cilat garantuese është Republika e Maqedonisë, të gjithë në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Tarifën doganore në lexim të parë.

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave duhet të debatojë rreth propozim ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pyjet, për inspektimin pyjor dhe të gjuetisë dhe për siguri të ushqimit të kafshëve, të gjithë në lexim të dytë.

Në rend dite të mbledhjes së Komisioni janë edhe propozim-ligjet për plotësim të Ligjit për gjueti dhe të Ligjit për Inspektoratin shtetëror për bujqësi në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për pyjet në lexim të dytë, parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Ilia Dimovski, Marjanço MKolevski dhe Sonja Talevska.

Në Komisionin për çështje ekonomike janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për inspektim teknik, Propozim-ligji për ndryhsim dhe plotësim të Ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut dhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat, të gjithë në lexim të dytë.