Maqedoni

Kumanovë: ORZ dhe komuna do të subvencionojë zejet e vjetra

28.05.2023 15:31

Oda Rajonale e Zejtarisë së Kumanovës ditë më parë shpalli thirrje publike për subvencionimin e Zejeve...

Oda Rajonale e Zejtarisë së Kumanovës ditë më parë shpalli thirrje publike për subvencionimin e Zejeve të vjetra në Komunën e Kumanovës për vitin 2023.
 
Oda në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës synon të nxisë zhvillimin e zejeve tradicionale duke subvencionuar zejtarët në komunën tone, ku parashihen të përfshihen një sërë zejesh e sidomos përparësi kanë zejet e vjetra si: jorganxhi, zanate për qëndisje, zanate që merren me përpunimin e gëzofit, poçari, farkëtari, teneqepunues, zejtaria shtëpiake, prodhues i veglave muzikore, samarxhi, këpuctari e një sërë aktivitete të tjera.
 
“Ndihma do të jet prej 15.000 denarë për cdo zejtar që aplikon në Odën e Zejtarëve Rajonale të Kumanovës. Do të mundohemi edhe në të ardhmen të ndihmojmë Zejet e vjetra sepse ato janë Kulturë, Traditë dhe sigurishtë se organet lokale dhe ato qëndrore do të marrin masa në të mirë të ruajtjes së traditave në shtetin tonë”, theksoi, Fazliji.
 
Oda Rajonale e Zejtarisë në partneritet me Fondacionin Zhvillimor të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kumanovë do të mbajë Panairin e parë të Biznesit të Vogël në Kumanovë, i mbështetur nga Komuna e Kumanovës, e i cili do të mbahet më 31 maj 2023.  
 
“Gjithashtu kemi edhe një pilot proekt, kemi organizuar pra një panair të cilin e kemi organizuar këtu në Kumanovë e që pjesëmarrës do të jen gjirha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ”, theksoi, Fazliji.
 
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që po ndihmohen Zejet dhe Zejtarët e vendit tonë, një gjë e tillë pati ndodhur edhe gjatë kohës me pandeminë e Korona Virusit, të njejtit u ndihmuan si nga Komuna e Kumanovës por edhe nga Ministria e Ekonomisë së RMV.
 
FATLUM AQIFI