Maqedoni

Ageler, ndryshymet kushtetuese janë të rëndësishme

28.05.2023 15:53

Ambasadorja e SHBA-ve ,Angela Agler me porosi të re për domosdoshmërinë...

Ambasadorja e SHBA-ve ,Angela Agler me porosi të re për domosdoshmërinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Nëse deri në fund të vitit nuk miratohen këto ndryshime,atëherë vihet në pikpyetje se nëse vendi me të vërtet është i përkushtuar në rrugën evropiane theksoi Ageler.
 
“Vlerësoj se është e rëndësishme të miratohen ato vendime të vështira, për ato çështje të vështira deri në fund të vitit ,nëse kjo nuk do të bëhet, atëherë në SHBA  do të ketë njerëz që do të pyesin, sa është përkushtimi i vendit tuaj sa i përket integrimeve evropiane”, u shpreh ambasadorja amerikane Angel Ageler.
 
Ageler nuk e komentoi deklaratën e senatorit Marfi ,por tha se pajtohet me të .Senatori amerikan gjatë vizitës në Shkup, porositi se nëse vendi vendos kundër ndryshimeve kushtetuese ,do të largohet nga rruga e BE-së ,që në mënyrë shqetësuse do të interpretohet nga shtete antare të NATOS.Theksoi se liderët e SHBA -ve do ti mbikqyrin hapat që do ti merr vendi muajt e ardhëshëm.
 
Dirk Jan Kop, VMRO-DPMNE po rrezikon eurointegrimin e vendit
 
Ndërkohë Ambasadori i Holandës Dirk Jan Kop në një intervistë për Radion Evropa e lirë ,ka theksuar se ndryshimi i preambulës është garancë për fillimin e fazës së re të negociatave.
 
“Disa persona nga VMRO-DPMNE theksojnë se do te negocojnë për një marrëveshje më të mirë .Këto janë marrëzi. Nuk ka marrveshje më të mirë se kjo,është marrëveshja më e mirë që RVM mund ta kishte.Sipas meje kjo që po ndodh është se VMRO-DPMNE rrezikon që të shtyhet antarësimi në BE për më së paku 3 apo 4 vite dhe kjo mendoj se nuk është mënyrë e mirë e sjelljes dhe mund të jetë dëshpëruese nëse ndodh”, theksoi ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop.
 
Të hënë pritet që Qeveria të shqyrtojë propozimin që miratoi Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese ,ndërsa më pas procedura vazhdon në Kuvend.Q everia është optimiste se të gjitha partitë politike në Kuvend që ti mbështesin këto ndryshime kushtetuese edhe pse nga VMRO-DPMNE disa herë kanë ripërsëritur se nuk do ti mbështesin këto ndryshime kushtetuese që sipas tyre janë të dëmshme për shtetin.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI