Maqedoni

Funksionimi i partive politike, Hasani: interesi partiak, në fokusin politik

28.05.2023 16:15

Funksionimi i partive politike në masë të madhe është në vijën e interesave të ngushta partiake...

Funksionimi i partive politike në masë të madhe është në vijën e interesave të ngushta partiake kundrejt interesit publik. Profesori universitar Hasan Jashari thotë se interesi i partive fokusohet në rejtingun e tyre.
 
Fenomeni i tillë sipas Hasanit nuk është prezent vetëm në Maqedoni, por gjithandej. Megjithatë varësia ndaj partive politike në vend, si pasoj e kushteve të vështira socio ekonomike, e vë në dukje këtë fenomen.
 
“Fatkeqësisht është e vërtetë se partitë politike më së tepërmi interesohen për rejtingun e tyre te popullata dhe intereset e tyre të ngushta partiake. Fatkeqësia qëndron në atë se interesi publik i qytetarit cënohet dhe partitë politike nuk interesohen, nuk kanë shum kujdes për interesin publik sepse çdo gjë varet nga partija politike, punësimet, ndarja e tenderëve, ndarja e ndihmave të ndryshme, pastaj nominimet në organet qeveritare, organet shtetërore, e gjith varet prej partive politike dhe njerëzit e dijnë këtë”, u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.
 
Edhe politikat ditore, përplasjet midis dy krahëve politikë nuk mund të jenë largëpamëse për zhvillimin e shtetit, vlerëson profesor Jashari. Sipas tij akuzat e ndërsjella do të ishin të dobishme vetëm nëse kishin për synim interesin e përgjithshëm të shoqërisë.  
 
“Asnjëherë akuzat dhe përplasjet politike në shtetet me demokraci, me traditë liberale nuk bëhen në dëm të interesit publik, por bëhen me kudjes, ndiqen kundërshtarët politik, ndiqen partitë politike me argumente dhe ajo është konstruktive dhe i ndihmon interesit publik, nuk i ndihmon dhe nuk ka për qëllim individin por ka interesin publik”, theksoi Jashari.
   
Politikbërja vendase në këtë periudhë është duke u sprovuar me procesin e integrimit. Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor, përkrahë reformave që të hapet dera e Unionit për Maqedoninë e Veriut.
 
Gjithashtu vendi po testohet për vendosshmërinë në luftimin e krimit dhe korrupsionit për të vënë në binarë sundimin e së drejtës, përmirësojë infrastrukturën dhe zhvillojë ekonominë. Gjitha këto aktivitete janë të polarizuara si pasojë e ndasive të boshteve politike.
 
MERAL ISMAILI