Maqedoni
Rexhepi: 481 banesa sociale në vendbanimet shqiptare
28.05.2023 16:37
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve së bashku me Shoqerisë Aksionare...

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve së bashku me Shoqerisë Aksionare për “Ekonomizimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore” me intenzitet të madh po punojnë në ndërtimin dhe përfundimin e objekteve banesore sociale të detikuara për kategoritë më të rrezikuara.
Kështu u shpreh zv/ministri i transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, duke shtuar se aktualisht po ndërtohen 481 banesa sociale në disa qytete dhe vendbanime shqiptare.
“Për momentin janë duke u ndërtuar 481 banesa sociale, prej të cilave 312 janë në komunën e Butelit, është një ndërtesë shumë serioze dhe e madhe për qytetarët e Shkupit, në Veles 29, në Koçanë 34, planifikohet dhe veçmë është hapur tenderimi për ndërtimin e banesave sociale në Saraj prej 59 banesa dhe poashtu është në fazë ndërtimi banesat sociale në Dibër”, u shpreh zv/ministri i transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi.
Punimet ndërtimore të 312 banesave sociale në komunë të Butelit priten të përfundojnë deri në muajin tetor, ndërsa ndarja e të njëjtave pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm. Si do të përfundojnë punimet ndërtimore të objekteve tjera, ashtu do të bëhet edhe ndarja e tyre, tha Rexhepi për TVM 2.
“E di që interesimi është shumë i madh për këto banesa, mirëpo janë banesa të cilat dedikohen qytetarëve më të rrezikuara sociale. Ministria e Transport dhe Lidhjeve formon komision që përbëhet prej 5 anëtarëve, prej të cilave 3 janë nga MTL dhe dy nga MPPS për ti përzgjedhur rastet më të rrezikuara. Në këtë drejtim të drejtë për aplikim kanë edhe familjet apo fëmijët pa prind, komunitetin rom dhe personat me aftësi të kufizuara”, theksoi Rexhepi
Rexhepi poashtu tha se pas miratimit të 5 ligjeve speciale në Kuvend për ndërtimin e koridoreve, tani më nuk ka kush që të ndërprej apo të bëjë opstrukcione për të mos u realizuar projektin më të madh që ka vendi me ndërtimin e Koridorit 8 dhe 10 D.
Koridore të cilat lidhin vendin me rajonin përmes autostradave të reja, të cilat njëkohësisht do të mundësojnë zhvillim më të madh ekonomik dhe do të hapin vende të reja të punës. Prej vitit 2017 e deri më sot, janë investuar rreth një miliard euro për meremetimin dhe ndërtimin e rreth 1.300 kilometra rrugë lokale tha Rexhepi.
REXHEP QAMILI
