Maqedoni
Muaji maj i bicikletave, qytetarët: Të ndërtohen më tepër shtigje
28.05.2023 17:21
Unë prej vitesh jam shfrytëzuese e bicikletës, si për të shkuar në punë...

Unë prej vitesh jam shfrytëzuese e bicikletës, si për të shkuar në punë, ashtu edhe për obligimet e tjera të ditës.Me këtë kursej para por edhe e ruaj shëndetin dhe ambientin.
Për sensibilizimin e njerëzve që të përdorin më pak makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit jetësor muaji maj shënohet si muaj i bicikletave.
Latifi: Ndihmon në mirëqenien e shëndetit
Profesori i edukatës fizike Sazan Latifi për TVM-2 thotë se ciklizmi ndikon në mirëmbajtjen e shëndetit fizik dhe mendor.
“Sa i përket ciklizmit mund të ndihmojë në formimin e një jetese të shëndetshme në përmirësimin e mirëqenies fizike dhe mendore. Çiklizmi është një stërvitje e lehtë që ju ndihmon të qëndroni aktiv në mënyrë të vazhdueshme.Çiklizmi mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjenjave të stresit dhe ankthit dhe ju jep mundësi të shijoni natyrën gjatë rrugëtimit .Çiklizmi është një mënyrë e mirë për të kontrolluar ose zvogëluar peshën, ndihmon në rritjen dhe përmirësimin e metabolizmit”, u shpreh profesori i edukatës fizike Sazan Latifi.
Qytetarët e anketuar thonë se biciketat i përdorin për rekreim, dhe për kryerjen punëve të përditshme. Ankohen sepse nuk munden të qarkullojnë lirshëm ngase ua zënë shtigjet pë bicikleta veturat e parkuara, sidomos në Komunën e Çairit.
Apelojnë deri tek kompetentët për zjidhjen e këtij problemi sepse ndryshe u rrezikohet jeta.
“Ku janë shtigjet për bicikleta nuk ka rregull posacërisht në komunën tonë,në komunën e Cairit sepse në pjesën e maqedonve është krejt ndryshe..të merren masa deri tek veturat që parkohen sepse po na bëjnë dëm se jemi me fëmijë të vegjël rreziku është i madh kisha bërë apelderi tek kryetari i Komunës”, theksoi qytetari.
“Shumë mirë po relaksohem, fitoj kondicion përndryshe unë jam pensioner. Është problem për të vozitur në të gjithë qytetin”, u shpreh qytetari.
“Problem ka i kanë zënë trotuaret ..duhet të bëhet edhe një shteg më tepër por nuk ka, s’bëjnë asgjë”, theksoi qytetari.
“Ndonjëherë e shfrytëzoj bicikletën për në punë edhe për rekreim por nuk ka shtigje të mjaftueshme”, u shpreh qytetari.
Sipas sportistëve çiklizmi ndihmon në forcim të sistemit imunitar për shkak të aktivitetit, si dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
VLORA LATIFI TOPOJANI
