Zëvendëskryeministri malazez Llukshiq për vizitë zyrtare në Maqedoni

23.02.2015 10:15

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Eurointegrime i Malit të Zi Igor Llukshiq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqeonisë...

Gjatë takimit, ministrat e Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki dhe i Malit të Zi Igor Llukshiq, do të bisedojnë për bashkëpunimin e deritanishëm bilateral dhe rajonal.

Pritet që të këmbehen mendime për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve nga rajoni, si dhe për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë.

Poposki dhe Llukshq do të nënshkruajnë memorandum për koalicion të përfaqësive diplomatiko-konsullore.

Gjatë vizitës Llukshiq do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.