Maqedoni
UNICEF, linja për prindërit edhe në gjuhën shqipe
28.05.2023 17:43
Me qëllimin që t’un dihmoj prindërve me sfidat e prindërimit...

Me qëllimin që t’un dihmoj prindërve me sfidat e prindërimit, organizata për mbrojtejn e të drejtave të fëmijëve, UNICEF, ka hapur linjën pa pagesë edhe në gjuhën shqipe.
Linja për prindërim pozitiv, ju ofron këshillim prindërve që t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre në faza të ndryshme të zhvillimit emocional, fizik dhe social, në mënyrë që fëmijët të rriten në frymën më të drejtë dhe të parandalojnë pasojat e mundshme të padëshirueshme. Në thirrjen telefonike do të përgjigjen psikolog dhe psikoterapeut profesional.
“Çdo herë që një prind e ndjen veten të ngujuar , pa rrugdalje, nuk din se si të veprojnë me problemin aktual me të cilin po përballet fëmija, qoft ai një shpërthim emocional i acarimit tek fëmija, apo mosrespektim i rregullave të cilat prindi i ka vendosur, apo ndonjë sjellje devijante më ekstreme, sigurisht që ata mund të drejtohen dhe duhet të thërrasin tek ne dhe jo ta anashkalojn, ashtu siç nuk duhet ta anashkalojn një problem mjeksor edhe problemet emocionale nuk duhet kursesi të anashkalohen”, u shpreh psikologu Berat Alili.
Mosadaptimi i feijëve me hapësirat e reja sociale si shkuarja në kopësht, shkollë , mosrespektimi i rregullave, acarimi dhe rritja e madhe e nervozizmit janë disa nga arsyet më të shpeshta për të cilat prindërit kanë kërkuar ndihmë.
Psikologët këshillojnë trendet e reja të prindërimit pozitiv, ku prindërit sygjerohet të ken rol proaktiv dhe të parandalojnë problemet me fëmijët, në vend të rolit reaktiv ku prindi reagon vetëm pas shfaqjes së problemit.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve shqiptar, që ditën e martë, ata kanë mundësinë që të thërrasin në këtë numër dhe të marrin përgjigje në gjuhën shqipe, në ditët tjera ekziston linja por është në gjuhën maqedonase, në qoftë se ata e ndjejnë veten të lirë për tu shprehur edhe në gjuhën maqedone, sigurisht që mund të thërrasin edhe ditëve të tjera”, theksoi Alili.
Linja është e hapur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 15 deri në orën 20, në numrin pa pagesë 075 230 530.
ARLINDA BAFTIU
