Maqedoni

Instituti për hulumtime politike, anketa: Kryeson VMRO-DPMNE, te shqiptarët BDI

28.05.2023 18:05

Anketa e fundit e realizuar nga Institutit për Hulumtime Politike “IPIS”...

Anketa e fundit e realizuar nga Institutit për Hulumtime Politike “IPIS”, tregon se nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare ,nga blloku politik maqedonas do të kryesonte VMRO-DPMNE me 20 % ndërsa nga ai shqiptar do të kryesonte BDi me 6.5 %.
 
Pasojnë LSDM me 12.9,E majta me 3.3 %, Aleanca për shqiptarët  2.6 %,Besa 2.3% dhe Alternativa 1.4 %. Sipas kësaj ankete lideri Hristijan Mickoski ka besim prej 13.5% kundrejt Kryeministrit Kovaçevski me 5% besim nga ana e Qytetarëve.
 
Në bllokun politik shqipatarë udhëheq Ali Ahmeti me 6.6% para Bilall Kasamit me 2.2 % , Arben Taravarit me 1.8 % dhe Afrim Gashit me 1.3 %.
 
Pas publikimit të kësaj ankete ka reaguar LSDM ,sipas të cilëve kjo anketë është e rreme ,duke e akuzuar organizatorin e hulumtimit si të afërt me opozitën.
 
“Anketat me porosi të VMRO-DPMNE-së nuk mund ta mbulojnë mos angazhimin e Kryebashkiakëve të kësaj partie e as faktin se Mickoski s`ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme. Asnjë anketë e rreme nuk do t`i ndihmojë Mickoskit që asesi të përgjigjet; a është për BE-në apo për “Levicën”? – thonë nga LSDM.
 
Ndryshe, sipas anketës nga Institutit për Hulumtime Politike,për asnjëhrën nga partitë politike nuk do të votonin 18.3 % e qytetarëve të anketuar,14.6 nuk kanë dashur të tregojnë ndërsa 14.7 % e qytetarëve nuk kanë pasur përgjigje.
 
Anketa është realizua në periudhën prej 23 deri më 26 Maj 2023 ,ku u anketuan  1112 persona me të drejtë vote.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI