Botë

Zgjedhjet në Turqi, rundi i dytë i zgjedhjeve presidentiale

28.05.2023 18:45

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi...

Beteja për postin e lartë të shtetit po zhvillohet mes Erdogan dhe Kiliçdarogllu. Rezultati i këtij raundi do të nënkuptojë ose një mandat tjetër pesëvjeçar për presidentin aktual ose një shans të ri për kundërshtarin e tij që premton rikthimin e demokracisë.
 
“Asnjë vend tjetër nuk ka një dalje për votim me gati 90%, turqia po lufton për demokraci, më së miri që mundet. Unë premtoj se do të jetë kështu edhe sot”, u shpreh presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
 
“Ruani kutitë tuaja të votimit, këto zgjedhje janë të vështira, faleminderit që votuat”, theksoi kandidati për president Kemal Kiliçdarogllu.
 
Në ditët e fundit të fushatës, partitë rivale u përpoqën të bindin votuesit që nuk dolën në raundin e parë të ushtrojnë të drejtën e tyre në raundin e sotëm. Për kryetar të vendit  është votuar në 192 vende. Mbi 64 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.
 
“Nuk më pëlqen vendi kështu, nëse vazhdon administrata aktuale nuk shoh një të ardhme të mirë”, shprehet qytetari.
 
“Atëdheun e kemi në krye, është në gjendje të mirë. Në rrugën që ai po ecën është shumë e mirë  dhe ne do të vazhdojmë kështu”, theksoi qytetari.
 
"Zgjedhjet janë të rëndësishme, do ti ndjek rezultate me kujdes sepse me këto zgjedhje  do të vendoset se si vendi do të vazhdojë përpara”, shprehet qytetari.
 
“Ne duam më shumë demokraci, një regjim më të arsyeshëm nga aspektet ekonomike dhe aspekte të tjera, dikë që nuk do ta ndajë shoqërinë. Erdogan nuk po punon për të përmirësuar vendin”, theksoi qytetari.
 
Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 maj, presidenti aktual Erdoggan fitoi me 49.5% të votave, ndërsa Kiliçdarogllu kishte pothuajse 45% të votave, të pamjaftueshme për pragun e kërkuar prej 50%.
 
Përveç zgjedhjeve presidenciale, në raundin e parë u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare, ku u zgjodhën deputetët e Kuvendit të Madh Kombëtar, i cili ka 600 mandate parlamentare. Morën pjesë 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur për parlament. Aleanca Popullore e drejtuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi shumicën në Parlament.
 
SEDAT SELIMI