Futboll

Asani me gol i përgjigjet ftesës në kombëtare

28.05.2023 16:40

Jasir Asani është rikthyer te goli në kampionatin korean, aty ku me skuadrën e Guangju...

Jasir Asani është rikthyer te goli në kampionatin korean, aty ku me skuadrën e Guangju ka arritur të mundë me rezultatin 0-2 Suonin e vendit të fundit.
 
Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin në minutën e 88 kur ndeshja ishte 0-1, duke dyfishuar rezultatin. Një goditje nga jashtë zone, është devijuar duke i prishur llogarinë portierit, ndërkohë që festa e Asanit ishte me shqiponjë.
 
Ky gol vjen pas 2 muajsh mungesë për Asanin, teksa për herë të fundit kishte realizuar në datën 18 mars, ku ndaj Insheon shënonte një 3 golësh. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet që skuadra jonë luan në qershor ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë.