Futboll
Xhimshiti dhe Atalanta munden nga Interi
28.05.2023 16:58
Interi ka triumfuar në shtëpi 3:2 ndaj Atalantas të shtunën mbrëma...

Interi ka triumfuar në shtëpi 3:2 ndaj Atalantas të shtunën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 37-të të Series A të Italisë, duke e siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Tek Atalanta për 90 minuta në fushën e lojës ishte Berat Xhimshiti, ndërsa tek skuadra e Interit nga stoli këtë ndeshje e ndjeki Kristian Asllani.
Pas 37 ndeshjeve të zhvilluara Interi zë vendin e dytë në renditje me 69 pikë, është 17 pikë larg Napolit që ka siguruar titullin e kampionit.
Atalanta është e pesta me 61 pikë pas 37 ndeshjeve. Është tri pikë larg Milanit që zë vendin e katërt. Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
