Futboll

Uzuni me Granadën sezonin e ardhshëm luajnë në La Liga

28.05.2023 17:16

Myrto Uzuni ka udhëhequr Granadan drejt titullit të kampionit në La Liga 2...

Myrto Uzuni ka udhëhequr Granadan drejt titullit të kampionit në La Liga 2. Granada të shtunën e siguroi titullin e kampionit dhe kthimin në La Liga.
 
Në kuadër të xhiros së fundit, përkatësisht të 42-të, Granada fitoi 2:0 ndaj Leganesit. Reprezentuesi i Shqipërisë, Uzuni, shënoi për 1:0 në minutën e 42-të.
 
Uzuni e ka mbyllur edicionin me plot 23 gola e pesë asistime në 38 paraqitje. Granada mblodhi 75 pikë dhe la prapa Las Palmasin e Levanten me nga 72 pikë.
 
Nga 71 pikë i mblodhën Alavesi dhe Eibari.