Basketboll

Bostoni fiton dramën në Miami

28.05.2023 17:52

Bostoni është në prag që të bëhet skuadra e parë në histori të NBA-së...

Bostoni është në prag që të bëhet skuadra e parë në histori të NBA-së që ka përmbysur një disavantazh prej 3:0.
 
Boston Celtics ka triumfuar të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Miami Heatit me rezultatin 104:103, duke barazuar rezultatin 3:3 në serinë finale të plejofit në Konferencën Lindore të NBA-së.
 
Jayson Tatum ishte shënuesi më i mirë te Bostoni me 31 pikë e 12 kërcime. Te Miami më efikasi ishte Jimmy Butler me 24 pikë e 11 kërcime.
 
Ndeshja vendimtare e serisë finale mbahet të hënën mbrëma në Boston. Fituesi i serisë finales së Konferencës Lindore, në finalen e madhe do të takohet me Denver Nuggetsin.
 
Denveri triumfoi 4:0 në finale të Perëndimit ndaj LA Lakersit.