Osmani për vizitë pune në Bratisllavë
29.05.2023 10:15
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, nga sot ndodhet për një vizitë pune në Republikën sllovake, ku do të merr pjesë në Forumin e sigurisë “GlobSec 2023”.
Osmani do t’i drejtohet panelit kushtuar të ardhmes së zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe do të merr pjesë edhe në disa tryeza të tjera të rrumbullakëta dhe panel diskutime.
Agjenda e Osmanit në Bratisllavë përfshin takime të shumta bilaterale me kolegët e tij, në margjinat e Forumit.
