NP Higjiena Komunale – Shkup në aksion për pastrimin e deponive të egra
Gjatë ditës së djeshme, NP Higjiena Komunale – Shkup...

Gjatë ditës së djeshme, NP Higjiena Komunale – Shkup ka kryer fshirjen dhe largimin e mbetjeve të hedhura në hapësirat publike dhe të tafikut pas përfundimit të manifestimit ,,Vozitë drejt, vozitë shëndetshëm” që u organizua nga Qyteti i Shkupit dhe u zhvillua në rrugën nga Porta ,,Maqedonia” deri te Parku i qytetit.
Njëkohësisht, gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e Ndërmarrjes ngritën dhe transportuan përafërsisht 25 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera nga dy deponi të egra të vendosura në rrugën Slavej Planina – afër Teqes në Shkup dhe në rrugën Samoilova, në në afërsi të Ambasadës Amerikane.
Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka përgatitur shtatë procesverbale për personat që janë kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme në rrugët Krste Asenov dhe Emin Duraku në komunën e Çairit, Hoshimin në komunën e Butelit, Petar Pop Arsov në komunën Qendër, si dhe në rrugën Mile Pop Jordanov dhe në bulevardin Aradhat Partizane në komunën Karposh të Shkupit.
