Takim Bekteshi – Kosharac, do të nënshkruhen dy marrëveshje bilaterale
29.05.2023 10:50
Ministri i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac...

Ministri i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kosharac do të pritet nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas së cilës do të mbahet një takim bilateral dhe do të nënshkruhen dy marrëveshje bilaterale.
Ministrat do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës.
