Gjykimi për zjarrin në spitalin modular, priten fjalët përmbyllëse të Prokurorisë

29.05.2023 09:27

Në Gjykatën Themelore në Tetovë....

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021 ku jetën humbën 14 persona.

Kjo është përpjekja e tretë për të pasur fjalë përmbyllëse, pasi seancat e 25 prillit dhe 10 majit u anuluan. Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi ngarkohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Spitali klinik si subjekt juridik ngarkohet për dy vepra penale – “shkaktimin e rrezikut publik” dhe “mosveprim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit, ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë.