Qeveria do të shqyrtojë nismën për ndryshime kushtetuese
Nga sot, sipas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski...

Nga sot, sipas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Qeveria do ta shqyrtojë propozimin, nismën për ndryshime kushtetuese të përgatitur nga Grupi punues. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, tha se teksti është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe në periudhën e ardhshme diskutimi duhet të zhvillohet.
“Qeveria do ta shqyrtojë me vëmendje të madhe duke pasur parasysh se në përgatitjen e propozimit kanë marrë pjesë profesorë të së drejtës kushtetuese, profesorë përfaqësues nga praktika e së drejtës kushtetuese dhe përfaqësues të partive politike. Pastaj, sipas procedurës, pasi që Qeveria ta shqyrtojë dhe ta miratojë, do të dorëzohet në Kuvend, sepse ky është procesi më i rëndësishëm për momentin në vend.”, tha Kovaçevski.
