Deri tani 24.120 thirrje në "Alo mjek"
Në linjën telefonike 02/15123 për këshillë mjekësore "Alo mjek" nga shtatori e deri tani ka pasur 24.120 thirje...

Shtëpia e shëndetit Shkup kumtoi se në shtatë ditët e fundit (prej datës 16 deri më 22 shkurt) për ndihmë mjekësore në linjën telefonike janë paraqitur 1.430 qytetarë. Njëzet e dy mjekë janë të arritshëm për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve në Maqedoni.
Të gjithë atyre personave të cilët janë paraqitur në linjë telefonike "Alo mjek" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillit shëndetësor dhe terapisë adekuate simptome. Paraqitjet më së shpeshti janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, simptome kardiovaskulare, respiratore, të kollitjes, ftohjes, temperaturë trupore të rritur, virus i stomakut dhe dhimbje simptome.
Në call qendrën "Alo mjek" çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 për këshillë mjekësore janë drejtorët e arritshëm dhe kujdestar të institucioneve shëndetësore publike.
Në linjë sot prej orës 18 deri në orën 22 kujdestar do të jetë mjeku Sasho Karagjozov nga Klinika për kururgji digjestive, ndërsa nesër mjekja Sonja Kuzmanovska nga Instituti për biokimi klinike. Më 25 shkurt në call qendrën "Alo mjek" kujdestar do të jetë doc. dr. Zllatko Temelkovski nga Klinika për sëmundje ortopedike, më 26 shkurt prof. dr Nenad Joksimoviq, drejtor i klinikës për gastroentero hepatologji, ndërsa më 27 shkurt mjekja Nadica Mitrevska nga Klinika universitare për radiologji.
Më 28 shkurt në linjë telefonike 02/15123 prej orës 18 deri në orën 22 kujdestar do të jetë dr Sonja Tasevska-Vasiq, drejtoreshë e Shtëpisë shëndetësore Zhelezniçar, ndërsa më 1 mars dr. Jasmina Çabukovska nga Klinika përsëmundje kirurgjike, "Shën. Naum i Ohrit"-Shkup.
