Gjykata themelore “Shkupi 2”, shtyhet seanca për Qsmanin
Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, nuk u paraqit në seancën para Gjykatës Civile, ku duhej të jep dëshminë e tij për padinë e parashtruar nga Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut, ku ai akuzohet për fyerje dhe shpifje ndaj kësaj lëvizjeje. Mbrojtja njoftoi se ai mungon, për shkak të pjesëmarrjes në forumin në Bratisllavë.
“Shpresojmë se në seancën e radhës që u caktua i njëjti do të jetë i pranishëm dhe ky është edhe angazhimi ynë, sepse duke u bazuar në propozimit tonë po bëhet dëgjimi i tij dhe e tëra kjo është në interes të konstatimit objektiv të fakteve që janë fakte relevante për gjykatën gjatë vendosjes në bazë të padisë së parashtruar.”, - deklaroi avokati i Osmanit, Lupço Iliev.
Avokati i paditësit kërkoi që rasti të mos zvarritet.
“Nëse mungesa është e arsyetuar po lejohet shtyrja e seancës, por duhet të mos zvarritet lënda në një afat shumë të gjatë kohor, prandaj edhe kërkova që nëse në seancën e radhës ka arsye për mungesë, në kohë të informohemi ose të tregohet termini se kur është ministri këtu, kjo mendoj nuk është problem të zgjidhet.”, - theksoi avokati i paditësit, Trajçe Torov.
Lëvizja ndërkombëtare maqedonase ngriti padi kundër Osmanit, sepse tetorin e kaluar ai i tha televizionit bullgar BTV se duhet parë se kush qëndron pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad.
Osmani theksoi Lëvizjen ndërkombëtare maqedonase si një nga financuesit e klubit maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad.
Ai tha se është një fondacion nga Kanadaja, i cili punon kundër interesave të shtetit dhe interesave të partnerëve strategjikë maqedonas. (Flutura Latifi, TVM2)
